DIVIZIONI VII SULMUES I UNCSH


DIVIZIONI VII SULMUES I UNCSH
✤ U formua më 18.11.1944 nga Br. II, IX dhe XX S të UNÇSH. Në përbërje të Korparmatës së II S të UNÇSH (shih) kreu detyra ushtarake në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, në qarqet Korçë, Berat dhe Elbasan për ruajtjen e kufirit tokësor të J, për spastrimin e vendit nga mbeturinat e reaksionit, për ruajtjen e forcimin e pushtetit popullor dhe për përgatitjen ushtarake të efektivit dhe të vendit për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë dhe të fitoreve të revolucionit popullor nga synimet e armiqve të brendshëm e të jashtëm.

(Dh. J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Divizioni Vii Sulmues I Uncsh


[cite]