DIVIZIONI VIII SULMUES I UNCSH
✤ U formua më 18.11.1944 nga Br. XVII, XVIII dhe XXVII S të UNÇSH. Në përbërje të Korparmatës III S të UNÇSH (shih) kreu detyra në qarkun e Dibrës për spastrimin e vendit nga mbeturinat e reaksionit, për forcimin e pushtetit popullor, për përgatitjen e efektivit e të vendit për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë dhe të fitoreve të revolucionit popullor nga synimet e armiqve të brendshëm e të jashtëm.
(Dh. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Divizioni Viii Sulmues I Uncsh
[cite]