DJATHI
✤ Bulmet i p’ërftuar nga mpiksja e qumështit dhe përpunimi i mëtejshëm i tij (brumosja, futja në forma, ngjeshja, kriposja e staxhionimi). D. ka 27-28% proteina qumështi, 32-35% yndyrë, rreth 1% kalcium dhe 0.6% fosfor, ruhen vitaminat A, Bj, B2 dhe D. 100 g D. japin rreth 400 kal.

Shqiptarët kanë tradita të lashta në punimin e D.. Ishte i përmendur D. i fiseve ilire të dalmatëve, dardanëve e diokleatëve që eksportohej në Romë. Veçanërisht në zonat malore të jugut D. ishte një prodhim pothuajse shtëpiak, që zinte peshën kryesore në ushqimin e njeriut. Krahina të ndryshme të vendit prodhonin lloje të ndryshme D. karakteristike për shijen e tyre. Kështu janë të njohur D. i bardhë. i Gjirokastrës, D. i krahinës së Gorës e Oparit, D. «Pesh» i Elbasanit, D. «Korabi» i Dibrës, D. «Kelmendi» i Shkodrës. Pas Çlirimit me krijimin e industrisë së përpunimit të qumështit, D. filloi të prodhohet në mënyrë industriale. Sot prodhohen 14 lloje: D. i freskët (D. nape); D. i butë «Feta» e «Teleme»; D. gjysmë i fortë «Moglica», «Pesh», «Korabi» e «Kelmendi»; D. i fortë: «Vize», «Kasher», «Iliria» e «Çajupi»; D. i shkrirë: «Fatosi», «Rozafa» «Tri qengjat». Më 1984 janë prodhuar 16.000 tonë D., pra rreth 22 herë më shumë D. se më 1938. Në krahasim me v. 1950, 1960 e 1970 prodhimi i D. është rritur përkatësisht 17.2, 6.7 dhe 2.6 herë.

(Y. Y.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Djathi


[cite]