DOÇI GJOK


DOÇI GJOK
✤ (1922-1943). Veprimtar i shquar i liUftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Lurë të Dibrës në një familje të varfër fshatare. Që në moshë të re punoi si punëtor mekanik në Elbasan, ku ra në kontakt me idetë komuniste dhe u bë propagandist i zjarrtë i tyre. Me themelimin e PKSH mori pjesë në veprimtari revolucioriare, u dallua për zgjuarsi e guxim. Partizan në çetën e Dumresë dhe pastaj zëvendëskomisar i saj (1943). Anëtar i PKSH në pranverën e 1943. Me krijimin e Brigadës IS u caktua komandant i batalionit të 4-t të saj. Mori pjesë në shumë luftime e kudo spikati guximi e shpirti i tij i sakrificës. Ra heroikisht në Symizë të Fratarit, në Mallakastër, duke luftuar fyt për fyt me nazistët gjermanë, më 20.11.1943.

(F.

La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Doçi Gjok


[cite]