DOGANAT
✤ Institueion shtetëror në pika kufitare që merret me kontrollin e mallrave, të udhëtarëve e të hagazheve të tyre, të dërgesave ndërkombëtare postare, të vlerave valutore dhe të mjeteve të iransportit që hyjnë ose dalin nga një shtet në një tjetër. Në RPSSH D. drejtohen nga organe të specializuara në varësi të Ministrisë së Financave në bazë të parimeve kushtetuese të shtetit socialist për ruajtjen e monopolit mbi tregtinë e jashtme dhe valutat. D. veprojnë në hazë të rregullave të posaçme të tyre. Organet e doganave kanë të drejtën e ushtrimit të kontrollit në anijet që hyjnë në portet dhe në ujërat tona territoriale. Për mallrat që hyjnë në territorin e RPSSH, me përjashtim të atyre që importohen nga ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, paguhet tagër doganor.
(N. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Doganat
[cite]