DHROVJANI


DHROVJANI
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (L), i vendosur në një gropë të madhe tektonike-karstike midis Malit të Gjerë, malit të Kazanjës dhe Koqinolitharit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Muzinës (shih). Përmendet për herë të parë në regjistrin turk të vitit 1431 me 57 shtëpi. Këshilli NÇ është ngritur në qershor 1943. Koop. bujqësore u krijua më 1957. Sot, bën pjesë në koop. e bashkuar «J. V. Stalin» të Muzinës. Ka drejtim kryesor blegtorinë (dhen e dhi) dhe pemëtarinë. Dh. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Afër fshatit Dh. është miniera e kripës së gurit

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhrovjani


[cite]