DRAMATURGJIA


DRAMATURGJIA
✤ Gjini letrare, në të cilën karakteret e personazheve zbulohen me anë të veprimit skenik, dialogëve e monologëve, si dhe tërësia e veprave të kësaj gjinie, të shkruara për t’u vënë në skenë. Drama e parë e një autori shqiptar dhe me temë shqiptare është Besa (1875) e S. Frashërit shkruar turqisht. Në shek. XIX u shkruan edhe Emira (1886-1887), e F. A. Santorit etj. Rol të rëndësishëm në zhvillimin e dramës shqiptare luajtën veprat realiste të A. Z. Çajupit, që trajtuan çështje të rëndësishme shoqërore e politike: komeditë «14 vjeç dhëndër* (1902) dhe *Pas vdekjes» (shkruar më 1910, por botuar më 1937) si dhe «Burri i dheut» (botuar më 1937). Vepra dramatike me frymë patriotike shkroi edhe M. Gramenoja: «Mallkimi i gjuhës shqipe» (1905) dhe «Vdekja e Pirros» (1906).

Pas Shpalljes së Pavarësisë në lëmin e dramës u vërejt një farë gjallërimi. Në bazë të romanit «Lulja e kujtimit» F. Postoli hartoi një dramë me të njëjtin titull; ai është autor edhe i dramës «Mallkimi i nënës» (1919). Në fillim të viteve 20 H. Stërmilli shkroi dramat «Dibranja e mierueme» (1923), «Dashuni dhe besnikëni» (1923) dhe «Agimi i lumnueshëm» (1924), që e merrnin temën nga veprimet e serbomëdhenjve kundër popullsisë shqiptare në Jugosllavi. Në vitet 20-30 pati një farë rënieje në zhvillimin e dramës. U botuan drarna me subjekt nga historia e fesë katolike ose vepra që qëndronin larg problemeve shqetësuese të vendit. Gjatë LuftësANÇ lindi teatri vartizan (shih), që vuri pjesë e skeçe me tema të mprehta aktuale.

D. e realizmit socialist nis me çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popuilor dhe është etapa e zhvillimit të vërtetë të dramës shqiptare. Lulëzimi i saj është i lidhur ngushtë me lindjen e teatrit profesionist, si dhe me përhapjen e gjerë të lëvizjes amatore. Karakteri novator i D. së sotme u shfaq që në veprat e para, komeditë «Prefekti» i B. Levonjës, 1948, hhe «Dom Gjoni» i K. Jakovës (1947). Pas tyre u shkruan drama që dëshmonin për rritjen e këtij lloji. Më 1954 botohet «Toka jonë» e K. Jakovës, ku shndërrimet e mëdha shoqërore që solli ngadhënjimi i revolucionit popullor u paraqitën me realizëm të thellë e me vërtetësi psikologjike. Aty shfaqet si hero masa që ka fituar ndërgjegjen se është zot i fatit të vet. Karakteristikë e këtyre viteve të para ishte interesimi për të kaluarën historike. Në veprat e tjera që u shkruan në vitet 50 u pasqyruan ngjarje të viteve të Luftës ANÇ («Familja e peshkatarit» e S. Pitarkës, 1955 etj.) ose anë të ndryshme të jetës shoqërore të kohës.

Vitet 60-80 karakterizohen nga pasurimi i dramës si në brendi ashtu edhe në formë, nga larmia e individualiteteve krijuese dhe nga llojet e ndryshme dramatike që lëvrohen. Lufta ANÇ me konfliktet e mprehta familjare e shoqërore që përftoi në jetë u pasqyrua herë me nota psikologjike, herë me anë të kolizioneve të forta shoqërore dhe herë me tone heroike-popullore («Baca i Gjetajve» i F. Krajës, «Maro Mokra» e R. Pulahës, 1981). Kurse në «Komunistët» (1982) me skena plot dramatizëm R. Pulaha tregoi veprimtarinë e madhe të komunistëve për ngritjen e popullit në luftë kundër të huajit. Vend të dukshëm në dramaturgjinë e kësaj periudhe zuri tema e ndërtimit socialist, lufta midis së resë dhe së vjetrës në ndërgjegjen e njerëzve tanë, procesi i vështirë i formimit të njeriut të ri që u trajtua në mënyra të ndryshme individuale artistike. Me traditën heroike-patriotike të dramave të para lidhen një varg veprash, në të cilat u paraqitën ngjarje të rëndësishme të periudhave të kaluara, përpjekjet heroike të masave popullore kundër dhunës e shtypjes, figurat e luftetarëve demokratë.

Ndonëse rryeshëm, po lëvrohet edhe komedia; janë shkruar një varg veprash në këtë lloj, në të cilat goditen konceptet burokratike e konservatore («Fytyra e dytë» 1963 e D. Agollit); zakonet prapanike dhe mentaliteti mikroborgjez «Zonja nga qytetis 1978, e R. Pulahës. Vepër e shquar në lëmin e komedisë është «Karnavalet e Korçës* (1961) e S.Çomorës, ku me një humor të natyrshëm dhe episode të gjetura bukur vihen në lojë vaniteti d”he morali hipokrit i borgjezisë korçare të viteve 30. Si pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së sotme letrare D. u zhvillua dhe u rrit në luftë kundër empirizmit, skematizmit, melodramatizmit, etnografizmit etj., kundër heqjes dorë nga subjekti dhe vizatimi në mënyrë të plotë të heronjve dhe kundër shfaqjeve të huaja.

(D. S.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dramaturgjia


[cite]