DREJTËSIA POPULLORE


DREJTËSIA POPULLORE
✤ (1948). Revistë tremujore politike-juridike, organ i Gjykatës së Lartë të RPSSH dhe i Prokurorisë së Përgjithshme. Numri i parë doli në janar 1948. Boton materiale që zbërthejnë direktivat e PPSH në fushën e arejtësisë. Trajton probleme të degëve të ndryshme të së drejtës së njësuar socialiste penale, civile, të punës, të familjes, të kriminalistikës, mjekësisë ligjore dhe psikiatrisë gjyqësore. Trajton gjithashtu probleme të historisë së shtetit dhe të së drejtës. Vend në faqet e saj zë zbër•himi teorik dhe praktik i legjislacionit, përgjithësimi i praktikës gjyqësore dhe studimi i përvojës së përparuar. Në të botohet legjislacioni kryesor i organeve të drejtësisë, udhëzimet e Plenumit të Gjykatës së Lartë, si dhe ngjarjet e ndryshme juridike.

(P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drejtësia Popullore


[cite]