DRASHOVICA


DRASHOVICA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (P), në bregun e majtë të 1. të Shushicës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Sherishtë (shih). Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën e Vlorës. Më 14.9.1943 këtu u zhvillua luftë e ashpër kundër nazistëve gjermanë e njohur si Lufta e Drashovicës (shih). Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1949. D. bën pjesë në koop. e bashkuar me qendër Sherishtë. Drejtim kryesor ka prodhimin e drithërave, të ullirit, rriten sidomos dhentë. D. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Tek ura historike e D. është ngritur monumenti Drashovicë 1920-1943 (shih).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drashovica


[cite]