DREKALI LALA


DREKALI LALA
✤ Kreu i parë i krahinës së Kuçit në zonën e Malësisë së Veriut dhe një nga pjesëmarrësit në luftën për çlirim të shek. XVII, organizues i Kuvendeve shqiptare e ballkanike (shih). Që më 1606 bashkë me krerë të tjerë të lëvizjes hyri në marrëdhënie me Spanjën dhe u takua me të dërguarit e saj në Rodom për t’i siguruar ndihmë luftës. Ishte me Gjec Bardhin në grupin e gjashtë krerëve, që patën autoritet të ftonin krerë të tjerë ballkanas në Kuvendet Ballkanike. Në shtëpinë e tij u bë Kuvendi i Kuçit 11514). Përfaqësoi Shqipërinë në dy kuvende ballksnike (Prokup 1616 e Belgrad 1620), bashkë me G;in Gjergjin e Dukagjinit, Vuks Gjeçin e Kelmendit etj.

(X. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drekali Lala


[cite]