DRENICA
✤ Krahinë gjeografike dhe etnografike në Kosovë, midis fushës së Kosovës në L, Rrafshit të Dukagjinit në P, Goleshit dhe maleve të Ceralevës në J dhe malit Mokra në V. Relievi është kodrinor e malor, i ndërtuar nga flishi dhe shkëmrinj më të vjetër. Përbëhet nga D. e Epërme (ose D. e Kuqe) në V dhe D. e Poshtme (D. e Pashës) në J. D. e Epërme ka reliev të butë dhe me kontraste të vogla. Mali më i lartë i saj është ÇSçavica (1091 m). D. e Poshtme ka reliev më të copëtuar dhe me kontraste më të mëdha. Aty shtrihen paralelisht malet e Goleshit (1019 m), Drenicës, Ceralevës (1177 m,) Breshanecit (1046 m), Gradinës (1057) m etj. Në pjesën qendrore të D. ndodhet lugina e D., e gjerë rreth 10 km dhe e gjatë mbi 20 km. Në të rrjedh lumi me të njëjtin emër që buron nga mali i Çiçavicës, derdhet në Sitnicë. Krahina e D. përshkohet prej L në P nga disa gryka e qafa, nëpër të cilat kalojnë rrugët që lidhin Rrafshin e Dukagjinit me Fushën e Kosovës. Më e përmendura është gryka e Ceralevës, ku kalon rruga automobilistike, që lidh Prizrenin e Suharekën me Prishtinën dhe Ferizajn. Në D. përfshihen rreth 90 fshatra, që dallohen për homogjenitet të madh të popullsisë shqiptare. Në pikëpamje etnografike D. nuk dallohet shumë nga fusha e Kosovës. Veshja në D është e ngjashme me atë të fshatrave të fushës së Kosovës, por me disa nuanca lokale. Në disa fshatra arkitektura popullore ka shumë elemente të përbashkëta me atë të ‘Rrafshit të Dukagjinit, sidomos tipi i shtëpisë kullë.
Grykat dhe malet e D. janë bërë të njohura për luftën dhe qëndresën e madhe të shqiptarëve kundër pushtuesve turq dhe synimeve shkombëtarizuese të shovinistëve serbomëdhenj. D është vendlindja e heroinës së popullit Shote Galica (shih) dhe e Azem Galicës (shih).
(P. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drenica
[cite]