DRINI I ZI
✤ Lumë në skajin L të Shqipërisë, dega kryesore e 1. Drin (shih). Buron nga liqeni i Ohrit në Strugë dhe bashkohet me Drinin e Bardhë (shi’n) në liqenin e Fierzës pranë Kukësit. Ka gjatësi 150 km dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 5885 km2, nga të cilat 2325 km2 gjenden në territorin e RPSSH. D. i Z. rrjedh drejt V nëpër një sërë grykash që vazhdojnë deri në Urën e Spiles. Pasi merr edhe ujërat e 1. të Radikës, zgjeron shtratin deri në Topojan. Një pjesë e rrjedhës së tij përbën kufirin shtetëror të RPSSH me Jugosllavinë. Më në V kalon përsëri nëpër një sërë grykash të ngushta dhe mandej zgjerohet në afërsi të Peshkopisë. Prej këtej, deri në afërsi të Kukësit, D. i Z. rrjedh nëpër një luginë të ngushtë. Gjatë rrjedhjes ai mbledh edhe ujërat e përroit të Okshtunit, Zallit të Bulqizës, Veleshicës, Mallës së Lurës, Lumit të Lumës etj.
Pellgu ujëmbledhës ka reliev malor me lartëëi mesatare 1132 m. dhe përbëhet nga shkëmbinj magmatikë, kryesisht ultrabazikë të Zonës së Mirditës dhe nga shkëmbinj terrigjenë të metamorfizuar të Zonës së Korabit. Në pjesën e sipërme ndodhet pellgu ujëmbledhës i liqenit të Ohrit dhe ai i liqenit të Prespës që përbëhen kryesisht nga gëlqerorët e Malit të Thatë. Prurja mesatare vjetore e tij është 117.9, m3/sek, me një modul rrjedhjeje 20 1/sek për km2. Plotat e D. të Z. i detyrohen kryesisht shiut. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 1680 m3/sek. Rrjedhja ujore më e vogël vrojtohet në periudhën e verës dhe në fillim të vjeshtës, kur lumi ushqehet kryesisht nga liqeni i Ohrit dhe nga ujërat nëntokësore. Sasia e materialit të ngurtë pezull që transporton D. i Z. deri në Kukës është rreth 2.1 milionë tonë në vit. Ujërat kanë mineralizim të vogël, mesatarisht 263 mg/1. Në grykën e Skavicës (shih) parashikohet të ndërtohet një HEC.
(A. Se.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Drini I Zi