DRITA-DITURIA


DRITA-DITURIA
✤ (1884). Revistë e përmuajshme kulturore, letrare dhe arsimore. Numri i parë doli më 10.8.1884 në Bukuresht, nga nr. 4 ndërroi tituliin në ‘«Dituria», vijoi 12 nr. deri më 1885. E drejtonte Pandeli Sotiri (shih). Është ndër revistat e para shqiptare, dhe e para revistë e mirëfilltë pedagogjike. U themelua për të vënë në jetë programin e «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip» dhe u botua me alfabetin e quajtur të Stamboliit. Luajti rol të rëndësishëm për zgjimin e zhvillimin e ndjenjave atdhetare. Përhapi njohuritë shkencore-natyrore dhe shoqërore-kulturore, në veçanti botoi shkrime për Shqipërinë dhe lënda e saj shërbeu për tekstet e para shkollore shqipe. Në faqet e saj u botuan vepra dhe shkrime të Sami Frashërit, Naim Frashërit, Jani Vretos, Pandeli Sptirit etj.

(A. Ko.—Sh. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drita-Dituria


[cite]