DRITHASI


DRITHASI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP). Qendër e fshatit të hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Çemericë Shtyllë, Sheqeras (më parë Orman Pojan), Vreshtas (më parë Nishavec), Bregas (më parë Korita), popullsia gjithsej 6650. D. mbante më parë emrin Vloçisht. Në D. ka qendrën NB «8 Nëntori» që u krijua më 1950 mhi bazën e tokave të përfituara nga tharja e kënetës së Maliqit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i panxharsheqerit. D. ka shkollë fillore, qendër shëndetësore, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drithasi


[cite]