DTSKUTIMI POPULLOR


DTSKUTIMI POPULLOR
✤ Metodë këshillimi me masat, për të tërhequr mendimin krijues të tyre për zgjidhjen e problemeve të mëdha të ndërtimit socialist dhe të mbrojtjes së vendit, shprehje konkrete e zbatimit në jetë të parimit të vijës së masave dhe të thellimit të vazhdueshëm të demokracisë socialiste. D. P. organizohet nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të PPSH me pjesëmarrjen e gjerë të organeve shtetërore, të organeve e organizatave ekonomike dhe të organizatave shoqërore.

Në Shqipëri janë organizuar diskutime popullore për projektdirektivat e planeve pesëvjeçare të zhvillimit ekonomik e kulturor, për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës, për Projektkushtetutën e re të RPSSH, etj. Për karakterin e thellë dhe masiv të D. P flasin pjesëmarrja e gjerë dhe diskutimet e shumta të punonjësve gjatë zhvillimit të tyre. Në D. P. për Projektkushtetutën e re të RPSSH morën pjesë rreth 1.500.000 veta dhe diskutuan rreth 300.000, ridërsa për shqyrtimin e Projektdirektivave të planit të 7-të pesëvjeçar (1981-1985) djskutuan rreth 160.000 punonjës dhe u paraqitën rreth 45.000 propozime.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dtskutimi Popullor


[cite]