MVIZIONI IIS SULMUES I UNCSH
✤ U formua më me Brigadën XII, XIV, XIX S. Në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH për çlirimin e plotë të Shqipërisë, njësitë e D. kaluan në mësymje për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqipërisë së Jugut (shih). Gjatë muajit tetor, duke zhvilluar luftime të ashpra me forcat e okupatorit gjerman dhe bandat e armatosura xhandaro-balliste, çliroi Sarandën, Delvinën e Vlorën dhe tërësisht pjesën JP të Shqipërisë. Pas Çiirimit të Shqipërisë së Jugut, më 30 tetor, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, dy njësi të D. III S (Br. XIV, XIX S) morën detyrën për të siguruar kufirin JP të vendit nga Peshkëpia e Gjirokastrës në Vlorë, ndërsa Br. XII S (shih), mori detyrë të godiste kolonat gjermane në rrugën Elbasan-Durrës, në ndihmë të forcave që luftonin për çlirimin e Tiranës. Më 14.12.1944, duke pasur në përhërjen e tij Br. XIV, XVI dhe XIX S me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, u vendos në Shqipërinë e Mesme me qendër në Elbasan. (A. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mvizioni Iis Sulmues I Uncsh
[cite]