DUNAVECI


DUNAVECI
✤ Vendbanim i neolitit të mesëm, buzë lumit Dunavec 400 m larg vendit ku ai bashkohet me Devollin. Gërmimet u bënë më 1971 e 1973. Vendbanimi ka pasur jetë intensive, që e dëshmon shtresa kulturore me trashësi 2.10-3.30 m e shtrirë në një sipërfaqe të madhe. Janë veçuar dy faza kulturore. Në fillim banesat kanë qenë të tipit palafit (mbi hunj), kurse më vonë banesa të ngritura mbi tokë. Për fazën e hershme janë karakteristike qeramika e zezë dhe gri e zezë me lustër dhe qeramika «barbotine».

Faza D. II është vazhduese e drejtpërdrejtë e së parës. Zbukurimi me gërvishtje bëhet një nga elementet më të rëndësishme, zhvillohet e merr forma të reja pikturimi gri, zgjerohet përdorimi i zbukurimit me kanelyra, i ornamentit në formën e bërthamës së kumbullës etj. Kultura e D. II është e njëjtë me atë të Cakranit (rrethi i Fierit), ndaj përfshihet në të njëjtën kulturë. D. I si fazë më e hershme është quajtur Protocakran.

(M. Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dunaveci


[cite]