DUSHANI STEFAN


DUSHANI STEFAN
✤ (1308-1355). Mbret i Serbisë që prej v. 1331, u shpall më vonë car perandor. Qysh në fillim nënshtroi kundërshtimin dhe kryengritjen popullore që shpërtheu në Zetë (shih) dhe në trevën e Shkodrës nën udhëheqjen e Dhimitër Sumës. Duke bashkuar rreth vetes feudalët serbë dhë duke përfituar ng§q lufta për pushtet në gjirin e klasës sunduese bizantine, S. D. zgjeroi më 1334 sundimin serb në Maqedoninë jugore, duke marrë Përlepin, Strumicën e Ohrin dhe duke pushtuar më 1343 në Shqipëri Krujën; më 1346 ra në duart e tij Kosturi e Berati e më 1347 Vlora, më 1348 Epiri, Tesalia etj. Në tokat e pushtuara S. D. vendosi një rrjet qeveritarësh. Për të përforcuar pushtetin e vet S.D. themeloi patrikanën autonome ortodokse serbe me qendër në Pejë, kishave dhe manastireve të së cilës u fali një numër të madh fshatrash e hujqish. Seli të tij u bënë Prizreni e Shkupi. Në këto kushte kolonizimi serb në këto krahina mori përpjesëtime të gjera.

Për të përforcuar pushtetin feudal përmblodhi më 1349 e 1354 të drejtën që mbronte marrëdhëniet feudale në një kod, i cili kishte fuqi edhe për tokat shqiptare, si për gjithë perandorinë. Sipas këtij kodi pronësia e feudalëve mbi bashtinat u njoh si e paprekshme, ndërsa përforcohej vartësia e nënshtrimi i plotë i fshatarëve hujkrobër; atyre u ndalohej largimi nga tokat e feudalëve, u shtoheshin detyrimet në të holla («perperi i carit»), në natyrë («soku»), dhe në angari për feudalin (2 ditë pune në javë,).

Perandoria e krijuar nuk pati jetë të gjatë; ajo qe një konglomerat vendesh e popujsh të ndryshëm, pa asnjë lidhje, që u shemb me vdekjen e S.D. Vendin e saj e zunë principatat e pavarura të feudalëve shqiptarë të fuqizuar, si ajo e Balshajve (snih). Edhe pse pa baza historike, ideja e shtetit të madh mesjetar u bë hë kohën moderne flamur ’i politikës .pushtuese serbomadhe.

(E. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dushani Stefan


[cite]