E DREJTA CIVILE


E DREJTA CIVILE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që përbëhet nga tërësia e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet pasurore si dhe disa marrëdhënie vetjakejo pasurore midis ndërmarrjeve, institucioneve shoqërore, midis këtyre dhe shtetasve, si dhe midis vetë shtetasve. E D.C. është një nga degët e rëndësishme të së drejtës socialiste pasi ajo, duke rregulluar marrëdhëniet e pronësisë, pasqyron nga afër bazën reale të shoqërisë. Burim kryesor i saj është Kodi Civil i RPS të Shqipërisë i miratuar më 26.6.1981.

2. Degë e shkencës juridike që merret me studimin e normave juridike-civile.

(N.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta Civile


[cite]