E DREJTA KUSHTETUESE
✤ 1. Degë kryesore e së drejtës në RPSSH, që pasqyron e sanksionon rendin shoqëror, të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve, sistemin e zgjedhjeve dhe organizimin shtetëror. E D.K. shërben si bazë e gjithë sistemit të së drejtës socialiste në RPSSH dhe e degëve të tij. Kushtatuta përbën burimin kryesor të saj. Burimet e tjera janë ligjet, dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, vendimet e Këshillit të Ministrave,. si dhe vendimet e këshillave popullore kur përmbajnë norma juridike kushtetuese, 2. Degë e shkeneës juridike që studion marrëdhëniet juridiko-kushtetuese dhe normat e së drejtës kushtetuese të RPSSH.
(P.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Kushtetuese
[cite]