Efremi Siriani

Efremi Siriani

(greqisht: Εφραίμ Σύρος) Efremi Siriani (306-373) ka lindur në vitin 306 në Siri. Prindërit e tij ishin të krishterë besimtarë. Kur Siria u pushtua prej persëve, Efremi u largua për në Edesa. Pasi u largua nga Edesa jetoi e asketoi për disa vite. Më vitin 338 shkoi në Çezare për të takuar Vasilin e Madh. Ky i fundit e hirotonisi dhjak. Efremi dorëzoi shpirtin e tij te Perëndia në vitin 373. Kisha e shpalli shenjt dhe kujtimin e tij e kremtojmë më 28 janar. Shkrimet: 1) Nga komentarët ka shpëtuar Për Gjenezën dhe Për Eksodin. 2) Ka shpëtuar një Testament i Efremit ku flitet për këshillat e mësuesit të madh ndaj dishepujve të tij. 3) Jonai dhe nevitët ku tregohet se Jonai u porosit nga Perëndia që të shkonte në kryeqytetin e shtetit asirian, ku do të predikonte pendimin e banorëve të Nievit. Jonai nuk iu bind porosisë, por dëshironte të shkonte me anije në qytetin spanjoll Tartiso. Në udhëtim e sipër deti u egërsua në saj të vullnetit hyjnor dhe marinarët e ndëshkuan fajtorin duke e hedhur në det. Jonain e gëlltiti një peshk i madh. Brenda në barkun e peshkut, profeti i lutet Perëndisë për tri ditë e tri netë dhe ky i fundit urdhëron që dallgët ta nxjerrin peshkun në bregun e detit. Pas kësaj ngjarjeje, Jonai shkon në qytetin e Nievit për të predikuar shkatërrimin e tij. Rreth kësaj ndodhie bën fjalë fjalimi i Efremit Jonai dhe nevitët.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]