EKONOMIA POLITIKE – SOCIALIZMI


EKONOMIA POLITIKE – SOCIALIZMI
✤ Libri i parë shkencor përgjithësues, botuar më 1981 nga Instituti i Studimeve Ekonomike pranë Akademisë së Shkencave të RPSSH, i hartuar nga një grup autorësh dhe redaktuar nga Hekuran Mara, Hasan Banja, Fiqiri Islami, Iliaz Fishta, Veniamin Toçi. Libri mbështetet në teorinë ekonomike marksiste-leniniste, në dokumentet e PPSH ahe veprat e shokut Snver Hoxha. Në të është pasqyraar përvoja historike e ndërtimit dhe e mbrojtjes së socializmit në Shqipëri dhe përvoja revolucionare botërore. Në kuadrin e luftës së papajtueshme kundër koncepteve e praktikave të huaja mbi socializmin, një vend të rëndësishëm zë në libër edhe ballafaqimi me pikëpamjet e revizionistëve modernë, polemika parimore me to si dhe demaskimi i karakterit të tyre antimarksist, borgjez.

Libri është ndarë në tri pjesë kryesore, Në pjesën e parë janë përfshirë kryesisht çështjet që kanë të bëjnë me krijimin e sistemit socialist të marrëdhënieve në prodhim, e rendit shoqëror socialist. Në pjesën e dytë trajtohen të gjitha anët e veçanta që përbëjnë sistemin e marrëdhënieve në prodhim në shoqërinë socialiste dhe ligjet që e drejtojnë këtë sistem në shkallë makro e mikro-ekonamike, Kjo pjesë mbyllet me trajtimin e ligjeve që rregullojnë proeeset e riprodhimit të zgjeruar socialist, duke bashkuar në një të tërë prodhimin, shpërndarjen, këmbimin dhe konsumin. Në pjesën e tretë jepen çështjet themelore të kalimit nga socializmi në komunizëm, si eahe disa tipare të përgjithshme të komunizmit.

(H.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekonomia Politike – Socializmi


[cite]