EKONOMIA POLITIKE E SOCIALIZMIT


EKONOMIA POLITIKE E SOCIALIZMIT
✤ Është pjesë përbërëse e ekonomisë politike marksiste-leniniste. Studion drejtpërdrejt ligjet ekonomike që drejtojnë marrëdhëniet në prodhim të shoqërisë socialiste në fushën e prodhimit, të shpërndarjes e të këmbimit. Meqenëse marrëdhëniet soeialiste në prodhim ndryshojnë rrënjësisht nga të gjitha llojet e marrëdhënieve shfrytëzuese, E.P. e S. studion si ligjet e veçanta të Iindjes së ekonomisë socialiste, ashtu edhe ligjet e funksionimit e të zhvillimit të saj. Ajo studion gjithashtu ligjet e tjera ekonomike që veprojnë në ekonominë socialiste, duke e vënë theksin në veçoritë me të cilat shfaqet këtu veprimi i tyre.

Është vërtetuar në teori dhe është provuar në praktikë se ekonomia socialiste i nënshtrohet rregullimit të vetëdijshëm nga ana e shoqërisë, se ajo është ekonomi që zhvillohet e drejtohet me plan të përgjithshëm shtetëror, unik e të centralizuar. Prandaj edhe E.P. e S. studion të gjitha kushtet e metodat që janë të nevojshme për njohjen dhe përdorimin e ligjeve ekonomike të socializmit. Kjo bëhet me qëllim që të sigurohen zhvillimi sa më i shpejtë e përpjesëtimor i forcave prodhuese, forcimi e përsosja e marrëdhënieve në prodhim, si dhe plotësimi sa më i mirë i nevojave materiale e kulturore të shoqërisë.

Në rendin kapitalist të gjitha marrëdhëniet ekonomike përqendrohen rreth marrëdhënieve ndërmjet punës e kapitalit, ndërmjet borgjezisë e proletariatit. Në rendin socialist si marrëdhënie qendrore, kryesore e vendimtare janë marrëdhëniet ekonomike midis punonjësve të bashkuar nga prona socialiste mbi mjetet e prodhimit, Prandaj, K.Marksi e ka quajtur E.P. të S. edhe «ekonomi politike të punës» për ta dalluar nga «ekonomia politike e kapitalit», d.m.th. nga ekonomia politike e kapitalizmit. Së këtejmi duket sheshit se sa të pathemelta shkencërisht dhe sa të dëmshme praktikisht janë pohimet e ekonomistëve bashkëkohorë borgjezë e revizionistë se gjoja ekziston vetëm një ekonomi politike e përgjithshme, e vlefshme njëlloj për kapitalizmin dhe socializmin,

Duke i parë marrëdhëniet soeialiste në prodhim si formë shoqërore të forcave prodhuese, E.P. e S. studion format e metodat e organizimit e të drejtimit të prodhimit shoqëror, analizon faktet, përgjithëson praktikën e ndërtimit të socializmit e të komunizmit, i ndriçon teorikisht rrugën këtij procesi historik. E.P. e S. i kushton vëmendje të posaçme sidomos politikës ekonomike të shtetit socialist. Kjo nuk është një shkarje në pozitat e «subjektivizmit etatist», por mbështetet në tezën e njohur marksiste-leniniste, sipas së cilës politika e shtetit socialist shpreh kërkesat e ligjeve ekonomike objektive, shpreh në formë të përqendruar nevojat ekonomike të klasës punëtore e të fshatarësisë kooperativiste, kërkesat objektive të zhvillimit material të shoqërisë. E.P. e S. ka për qëllim të tregojë unitetin që ekziston ndërmjet hazës ekonomike dhe politikës ekonomike të shtetit socialist, kushtëzimin e tyre të ndërsjelltë.

E.P. e S. i studion marrëdhëniet në prodhim të shoqërisë socialiste duke gjurmuar lindjen, mekanizmin e funksionimit, zhvillimin dhe përsosjen e tyre. Për këtë arsye ajo është një shkencë m.e karakter historik. Në këtë kuptim ajo studion marrëdhëniet në prodhim të fazës së parë të mënyrës komuniste të prodhimit, si dhe procesin historik të shndërrimit të soeializmit në komunizëm.

Teoria ekonomike e socializmit zhvillohet në lidhje dhe në unitet të ngushtë me veprimtarinë ideologjike dhe revolucionare praktike të partisë marksiste-leniniste të klasës punëtore. Në këtë unitet gjen, para së gjithash, shprehjen e vet edhe karakteri klasor e me partishmëri i E.P. të S. Ky karakter shfaqet në luftën e papajtueshme kundër «teorive», koncepteve e praktikave të ndryshme borgjeze-revizioniste për soeializmin. Partishmëria e E.P, të S. kërkon që çdo ligj, kategori, dukuri dhe proces ekonomik të trajtohet e të analizohet nën prizmin klasor proletar, duke zbuluar epërsinë e rendit ekonomik socialist mbi rendin kapitalist.

Faktet janë baza e ekonomisë politike. Prandaj hulumtimi i fakteve ekonomike-shoqërore ka rëndësi të dorës së parë .edhe për E.P. të S. Ai bën të mundur të mblidhen. të përpunohen dhe të përgjithësohen të dhëna për ligjet e kategoritë ekonomike që shprehin thelbin e marrëdhënieve në prodhim, Forca, vërtetësia, vlera dhe afirmimi i tezave ieorike të E.P. të S. mbështeten e ballafaqohen kurdoherë me faktet, maten e përcaktohen me analizën e tyre në dritën e tezave teorike dhe me gjykimin e këtyre tezave në dritën e fakteve.

E.P. e S. i studion marrëdhëniet socialiste në prodhim në lidhje të ngushtë me sistemin e interesave ekonomike të punonjësve dhe me kontradiktat që ekzistojnë në jetën ekonomike. Edhe pse interesat ekonomike dhe kontradiktat këtu nuk kanë më karakter antagonist e shkatërrues, kjo nuk do të thotë aspak se zhvillimi në socializëm bëhet pa luftë të klasave, pa pengesa e vështirësi.

Socializmi është një rend i ri shoqëror. Ai ndërtohet në mënyrë të vetëdijshme nga punonjësit, që edukohen e udhëhiqen nga partia marksiste-leniniste e klasës punëtore.

Në këtë vështrim E,P. e S. luan një rol gjithnjë e më të madh në jetën e shoqërisë socilaliste, shërben si udhëheqje për veprim, si një fsiior për edukimin e punonjësve dhe për t’i bërë a:a të aftë që të japin ndihmesën e tyre në mënyrë aktive dhe të ndërgjegjshme në drejtimin e ekonomisë dhe në prodhimin shoqëror,

«Njohja e thellë nga punonjësit tanë e ligjeve ekonomike efektive të socializmit do t’i bëjë ata që të depërtojnë në eseneën e fenomeneve të ndryshme ekonomike dhe të nxjerrin prej tyre konkluzione të drejta për një drejtim shkencor të ekonomisë sonë popullore, për të zbatuar me përpikmëri vijën e drejtë revolucionare të Pariisë» (E.Hoxha, «Raporte e fjalime», 1969-1970, f.74). E.P. të S. e krijuan K.Marksi e F.Engelsi. Pas vdekjes së tyre atë e zhvilluan më tej dhe e çuan përpara V.I.Lenini dhe J.V.Stalini. Sot këtë pjesë përbërëse të marksizëm-leninizmit, pastërtinë dhe zhvillimin me të vërtetë krijues të saj, e mbrojnë dhe e çojnë përpara PPSH dhe të gjitha partitë e tjera marksiste-leniniste të botës.

Ndërtimi me sukses i socializmit në RPSSH, fitoret historike që janë arritur në çdo fushë e sektor të shoqërisë sonë ‘janë një provë e gjallë e vitalitetit të socializmit shkencor. Përvoja jonë prej katër dekadash e ndërtimit socialist, mendimi teorik i PPSH dhe mësimet e shokut Enver Hoxha janë një kontribut i ri që është shkrirë në përmbajtjen tërësore e monolite të ekonomisë politike marksiste-leniniste.

(H.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekonomia Politike E Socializmit


[cite]