ELBASANI


ELBASANI
✤ Një nga qytetet kryesore të Shqipërisë, qendër rrethi. Shtrihet në fushën me të njëjtin emër, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të Shkumbinit në lartësinë 120 m. Popullsia 69.900 banorë.

Vendbanimi i lashtë, duke qenë në një pikë të rëndësishme kalimi nga V në J në kryqëzimin e rrugëve nga Shkodra e Durrësi për në Berat e Ohër, ishte stacion i rrugës Egnatia. Përmendet në shek.II e.r. me emrin Skampa (Scampis) në varësi të Durrësit. Në itineraret rrugore të shek. III-IV del me emrin Hiskampis, ndërsa më 519 dëshmohet si qytet, qendër peshkopale e ushtarake, me katedrale dhe një bazilikë jashtë mureve rrethuese, që është zbuluar kohët e fundit. Muret kishin 3 hyrje dhe 26 kulla, ndërtuar në shek.IV. Pas dështimit në rrethimin e dytë të Krujës, sulltan Mehmeti rindërtoi kalanë më 1466 dhe qyteti mori emrin e sotëm. Pasi u bë qendër sanxhaku në shek.XVXI-XVIII, E. u zhvillua si një qytet i rëndësishëm zejtar e tregtar. Në mes të shek.XVII dëshmohet me 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Ndikimi i qytetit shtrihej në gjithë Shqipërinë e Mesme dhe deri në Ohër e Shkup. Merr hov një lëvizje kulturore, sidomos për shkrimin e shqipes, siç e dëshmojnë Anonimi i E., puna e Dhaskal Todrit etj. Në shek.XIX kjo lëvizje nxjerr figura si K.Kristoforidhi dhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare ngrihen një varg shoqërish patriotike. Kongresi i E. (1909) vendosi që të hapej këtu shkolla e parë e mesme për arsimin kombëtar, Normalja e E. Banorët morën pjesë në çetat patriotike dhe më pas në luftën për ruajtjen e tërësisë së Atdheut. Në vitet 1920-1924 E. ishte një nga qendrat e lëvizjes demokratike përparimtare, u botuan gazetat si Ku vemi, Ura e Shkumbinit (shih) dhe zhvilloi veprimtari dega e shoqërisë «Bashkimi». Më 1927 E. kishte 10.000 banorë dhe më 1938 rreth 12.800, duke mbetur kështu gjatë regjimit të A.Zogut me pak zejtari e me disa punishte e fabrika, si të alkoolit, cigareve, vajit e sapunit. E. ishte nga ana urbanistike një qytet mesjetar, me shtëpi të ulëta përdhese të një tipi që mban emrin «elbasançe», me një pazar karakteristik dhe me rrugë të ngushta me kalldrëm. Në jetën kulturore vijoi të luhnte rol shkolla normale. Rreth mesit të viteve 30 filloi përhapja e ideve komuniste. Banorët u ngritën që në ditët e para kundër agresionit fashist italian. Më 20.11.1941 u krijua celula e parë e PKSH dhe më 6.1.1942 hërthama e Rinisë Komuniste. Në shkurt 1943 u krijua Komiteti qarkor i RKSH dhe më 2.3.1943 Komiteti qarkor i PKSH. Më 1 maj 1943, me thirrjen që u bëri Partia, 100 normalistë shkuan në mal. Qyteti u çlirua më 11.11.1944.

Gjatë viteve të pushtetit popullor E. u radhit ndër qytetet që pësuan shndërrime të thella ekonomike e urbanistike. Prodhimi industrial më 1980 u rrit IQO herë kundrejt 1938 dhe 54 herë kundrejt 1960. Sot vendin kryesor e zë ind. e rëndë e metalurgjisë së zezë me Kombinatin «Çeliku i Partisë», degë të tjera janë ind. e materialeve të ndërtimit (çimento, parafabrikate, tulla, tulla refraktare). ind. , e drurit (kombinati
Pas Çlirimit u hap shëtitorja kryesore s«Qemal Stafa» dhe «Sheshi i Dëshmorëve» (ish sheshi i tabakëve), që andej shpërndahen disa rrugë kryesore në një varg lagjesh krejt të reja me banesa shumëkatëshe, ndërsa në L janë ndërtuar varrezat e dëshmorëve në një lulishte të madhe. Qyteti ka një numër të madh monumentesh kulture, si: kalaja dhe lagjja e saj, ku janë bërë punime restaurimi, disa ndërtesa kulti të shek. XVI-XVII, hamami pranë hotelit të turizmit, rrapi i bezistenit e shatërvani pranë tij, një varg shtëpish të lidhura me ngjarje historike etj. Në sheshet e mjediset e tjera publike janë ngritur buste e përmendore kushtuar K.Kristoforidhit, L.Gurakuqit, A.Xhuvanit, Q.Stafës, etj. Në P të qytetit ghtrihet zona industriale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Elbasani


[cite]