ELBI
✤ (Hordeum vulgare, L.). Bimë barishtore njëvjeçare e kultivuar e familjes gramore (Graminaceae), me kërcell të drejtë deri 190 cm të lartë, me sistem rrënjor xhufkor, me gjethe të thjeshta, heshtore, me lulesë kalli zakonisht me hala që lulëzon herët në pranverë.
Në Shqipëri sipas zbulimeve arkeologjike. E. mbillej që në epokën e neolitit dhe është përdorur kryesisht për bukë. Më vonë me zgjerimin e sipërfaqes së mbjellë . me grurë përdorimi i E. për bukë ka ardhur duke u zvogëluar, sot mbilletkryesisht në zonën e Korçës. Kokrrat e E. kanë rreth 10% proteina, 2% yndyrë, 2.5% .lëndë minerale, ,67-71.5% karbohidrate dhe 14% ujë. Nga sasia e kokrrave që ka në çdo kalli dallohet E. dyrreshtësh dhe E. shumërreshtësh. E. dyrreshtësh ose E. distik (E. distichon, L.) përdoret kryesisht për prodhimin e birrës (shih Birra), ndërsa i dyti vetëm si ushqim për bagëtinë. Vitet e fundit është zgjeruar sipërfaqja me E. shumërreshtësh, i cili përdoret si ushqim për bagëtinë dhe kashta e tij si shtresë për bagëtinë. Kokrrat e E. të pjekura përdoren për të përgatitur kafe. Instituti i kërkimeve për foragjeret e kullotat dhe Stacioni i panxharsheqerit bëjnë punë seleksionuese me vlerë për kulturën e E. (Xh. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Elbi