ENERGJETIKA


ENERGJETIKA
✤ (Industria energjetike). Degë e ekonomisë që përfshin burimet e energjisë dhe prodhimin, shndërrimin, transmetimin e përdorimin e llojeve të ndryshme të saj. Energjia është haza e domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës dhe për ngritjen e nivelit të jetesës. Madhësia e energjisë që ndodhet në natyrë dhe që mund të shndërrohet në energji të dobishme është praktikisht e pafund.

Nga pikëpamja e rezervave energjetike, burimet e energjisë ndahen në dy grupe. Në grupin e parë hyjnë burimet energjetike të ripërtëritshme, që krijohen në mënyrë periodike nga energjia e diellit, si: energjia ujore, e erës, e baticave dhe zbaticave, e dallgëve, e rrezatimit të diellit, e biomasës etj. Në grupin e dytë hyjnë bnrimet e paripërtëritshme që janë grumbulluar në tokë për një kohë shumë të gjatë, siç janë nafta, gazi, qymyrguri, lëndët bërthamore. Pjesë përbërëse e E. është elektroenergjetika ose ind. e energjisë elektrike, e cila sipas burimit të energjisë ndahet në hidroelektroenergjetikë (shih), në zermoelektroenergjetikë (shih) etj.

Në Shqipëri burimet energjetike kryesore janë iëndët e djegshme (naftë, gaz natyror, qymyrguri) dhe ujërat. Disa nga këto, sidomos lënda drusore, qymyri i drurit dhe uji janë përdorur që në Iashtësi përkatësisht për djegie e ngrohje, për lëvizjen e mullinjve të drithit, të dërstilave, për sharrat etj. Në fillim të shek.XX filloi edhe përdorimi i paktë i qymyrgurit të vendit si dhe i produkteve të naftës, që importoheshin. Në vitet 30 u ngrit edhe një HEC i vogël në Vithkuq. Pas Çlirimit, duke vënë në jetë politikën e PPSH, u zhvilluan tërë degët e industrisë E, që kanë siguruar pavarësinë e plotë të vendit për nevojat energjetike.

Shqipëria ka burime të mëdha hidroenergjetike, mesatarisht gjatë një viti rrjedhin 41 miiiardë m! ujë. Vetëm potenciali i shfrytëzueshëm i Drinit dhe Vjosës është 10 miliardë kWh në vit. Mbi këtë bazë është zhvilluar veçanërisht hidroelektroenergjetika, janë ngritur një varg HEC të mëdha e të vogla. Prodhimi i energjisë elektrike më 1984 ishte 3.8 miliardë kWh nga të cilat 3,27 miliardë kWh nga HEC-et dhe ishte rritur afro 20 herë kundrejt v.1960 dhe afro 4 herë kundrejt v.1970. Në zhvillimin e elektroenergjetikës kanë dhënë ndihmesë me studime, projektime e punë drejtuese-organizative Petrit Radovicka, Irakli Vakëflliu, Bardhyl Golemi, Hektor Çaçi, Reiz Çani, Llazar Papajorgji etj.

Mbi bazën e rezervave të lëndëve të djegshme është zhvilluar industria e naftës dhe e gazit (shih) dhe industria e qymyrgurit (shih). Këto lëndë të djegshme përdoren në të gjitha degët e ekonomisë, në industri, transport, bujqësi etj. dhe në mjaft TEC të ngritura në vend. Potenciali i rezervave hidroenergjetike të vendit ende të pashfrytëzuara plotësisht, si dhe kushtet e përshtatshme gjeologjike për gjetjen e rezervave të reja të naftës, gazit natyror dhe qymyrgurit, sigurojnë një zhvillim të pandërprerë të E., si dhe harmonizimin e përdorimit të burimeve hidroenergjetike e termoenergjetike, për të siguruar edhe në të ardhmen tërë nevojat energjetike, për një zhvillim të pandërprerë të ekonomisë socialiste. Shqipëria nuk i njeh pasojat e krizës energjetike botërore, përkundrazi eksporton energji elektrike dhe lëndë të para energjetike.

(B.Go.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Energjetika


[cite]