ENGELS FREDERIK


ENGELS FREDERIK
✤ (1820-1895). Një nga themeluesit e komunizmit shkencor dhe të materializmit dia-lektik e historik, mendimtar i madh revolucionar, udhëheqës dhe mësues i proletariatit ndërkomhëtar, shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i K.Marksit. Lindi më 28.11.1820 në qytetin Barmen (që nga 1829 Vupertal). të Gjermanisë. Që në moshë të re tregoi interesim të madh për problemet shoqërore dhe u bë një luftëtar i vendosur për shndërrimin e marrëdhënieve shoqërore ekzistuese aë mbështeteshin në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut. Për këtë qëllim ai studioi në mënyrë të pavarur problemet e ekonomisë politike, të filozofisë, të luftës kundër fesë etj. Studimet në këto fusha dhe në atë të historisë, të shkencave të natyrës, të çështjeve ushtarake etj. dhe njohja nga afër me gjendjen e klasës punëtore në Angli që u pasqyruan në veprat e tij «Skicë rreth kritikës së ekonomisë politike* (1844), «Gjendja e klasës punëtore në Angli» (1845), shënuan kalimin e FJEngelsit nga pozitat e demokratizmit revolucionar në pozitat e komunizmit shkencor. Në të njëjtën kohë dhe paralelisht me K.Marksin ai kishte zbuluar misionin historik të proletariatit, duke e parë atë jo vetëm si klasë që shtypet e shfrytëzohet, por edhe si klasë që lufton dhe është e thirrur të ndërtojë shoqërinë e ardhire socialiste.

F.Engelsi u takua me K.Marksin në Paris ms 1844 dhe që atëhere u lidh me të me një miqës të ngushtë revolucionare. Ata punuan së bashkz me një unitet mendimi e veprimi të shkëlqyer. krijuan doktrinën e re të proletariatit dhe udhëhoqën lëvizjen punëtore revolucionare kundër borgjezisë kapitaliste. K.Marksi dhe F.Engelsi shkruar. veprën «Familja e shenjtë» (1843) dhe gjatë viteve 1845-1846 veprën tjetër «Ideologjia gjermane» ks për herë të parë jepen parimet e komunizmi: shkencor, botëkuptimi i proletariatit revolucionai. Në vitin 1847, në bashkëpunim të ngushtë midis tyre, K.Marksi dhe F.Engelsi, mbi bazën e organizatës «Lidhja e të drejtëve*, krijuan «Lidhjez komuniste», bërthamën e partisë komuniste të proletariatit. F.Engelsi shkroi më 1847 projektprogramin «Parimet e komunizmit», mbi bazën e të cilit K.Marksi dhe F.Engelsi shkruan «Manifestin e Partisë Komuniste» (1848), që u bë programi luftarak i proletariatit botëror me parullën revolucionare «Proletarë të të gjitha vendeve bashkohunib. Në periudhën revolucionare të viteve 1848-1851, F.Engelsi qëndroi në ballë të luftës klasore të proletariatit dhe luajti një rol të madh në propagandimin e doktrinës së re revolucionare. Përvojën e pasur të kësaj periudhe B’.Engelsi e përgjithësoi në veprat e mëvonshme të tij: «Revolucioni dhe kundërrevolucioni në Gjermanix, «Lufta fshatare në Gjermani» etj.

F.Engelsi zhvilloi një punë të madhe për krijimin e Internacionales I (1864). Një rol të veçantë ka luajtur F.Engelsi edhe ‘në luftën kundër oportunizmit, socializmit mikroborgjez, anarkizmit etj. Ai theiloi me argumente të shëndosha, në bazë të të dhënave të reja e zbulimeve të shkencave, materializmin dialektik e historik, duke kritikuar e luftuar nga pozitat e botëkuptimit shkencor të proletariatit, idealizmin e metafizikën. Veprat e shquara të tij «Ludvig Fojerbah dhe fundi i filozofisë klasike gjermanex (1886), «Anti-Dyring» (1878), «Origjina e familjes, e pronës private dhe e shtetits (1884), «Zhvillimi i socializmit nga utopia në shkencë» (1892), «Dialektika e natyrës» (1873-1882) etj. bëjnë pjesë në fondin e artë të filozofisë marksiste. Në këto vepra ai e pasuroi materializmin dialektik me ide dhe konkluzione të reja që më vonë i vërtetoi plotësisht zhvillimi i shoqërisë dhe i shkencave të natyrës. F.Engelsi ka ndihmuar sistematikisht K.Marksin për hartimin e veprës gjeniale «Kapitali». Po ashtu ai ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe për përgatitjen për botim të vëilimit të dytë dhe të tretë të «Kapitalit» (1885 e 1894).

Pas vdekjes së K.Marksit (1883), F.Engelsi udhëhoqi lëvizjen punëtore ndërkombëtare dhe mbajti lart flamurin e luftës kundër oportunizmit e revizionizmit. Siç ka thënë Lenini, pas K.Marksit, «F.Engelsi ka qenë shkencëtari dhe mësuesi më i shkëlqyer i proletariatit modern në të gjithë botën e qytetëruar». F.Engelsi vdiq më 5.8.1895 në Londër. Vdekja e tij qe një humbje e rëndë për proletariatin botëror në kushtet e përhapjes së rrymave oportuniste. Veprën e K.Marksit e të F.Engelsit e mbrojtën dhe e zhvilluan më tej, në kushtet e imperializmit e të revolucioneve proletare, V.I.Lenini e J.V.Stalini.

PPSH dhe shoku Enver Hoxha e kanë vlerësuar kurdoherë lart veprimtarinë e gjerë shkencore e revolucionare të F.Engelsit. Me kujdesin e KQ të PPSH veprat kryescre të F.Engelsit janë zërKhyer e botuar në gjuhën shqipe. Ato stur.;hen nga komunistët e punonjësit dhe shërbejnë rër edukimin e tyre revolucionar. Emrin e F.EnpAsit e mban HEC i Shkopetit mbi lumin Mat.

(R.L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Engels Frederik


[cite]