ENTOMOLOGJIA


ENTOMOLOGJIA
✤ Degë e zoologjisë që studion insektet (prejardhjen, ndërtimin, funksionin, zhviLimin, sistematikën, ekologjinë, përhapjen në naryrë) si dhe masat për luftimin e tyre. E. ndahet në disa disiplina si: lepidopterologjia që studion fluturat, koleopterologjia që studion flatrafortët, dipterologjia që studion mizat etj. Llojet e insekteve të dëmshme për ekonominë edhe për shëndetin e njeriut i studiojnë E. bujqësore, py;ore, mjekësore e veterinare. Para Çlirimit ka pasur disa punime për ndonjë dëmtues ose disa lista të pjesshme inventarizimi nga autorë të huaj. E. si shkencë në Shqipëri nisi zhvillimin vetëm pas Çlirimit, e lidhur me kërkesat e ekonomisë socialiste si edhe për të ruajtur shëndetin e njerëzve e për të mbrojtur mjedisin.

Drejtimet kryesore të kërkimeve në fushën e E. janë: studimi i llojeve të insekteve të vendit, diferencimi i llojeve të dëmshme e të dobishme, studimi i përhapësve të sëmundjeve, polenizuesve, entomofagëve, studimi i masave karantinore, ! metodave agroteknike, kimike e fiziko-kimike, si dhe lufta biologjike. Qendra kërkimore shkencore e të përgatitjes së kuadrit për këtë fushë janë: Instituti i Lartë Bujqësor në Tiranë, katedra e zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Stacioni i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës (shih) etj. Hezultate janë arritur në fushën e sistematikës për studimin e rendit të karkalecave (shih), flatrafortëve, mushkonjave etj. Ka filluar përgatitja e preparateve kimike me bazë natyrore ose sintetike si dhe atyre me bazë mikrobiologjike, rritja e entomofagëve. etj. (K.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Entomologjia


[cite]