EPIDEMIA


EPIDEMIA
✤ Përhapja e një sëmundjeje zakonisht ngjitëse në një numër njerëzish që e tejkalon disa ose shumë herë numrin e zakonshëm të rasteve në një popuilatë të dhënë. Për disa sëmundje infektive si lia, kolera etj. shfaqja qoftë e një ras.ti të vetëm mjafton për ta quajtur këtë si fillimin e një epidemie të mundshme e për të marrë masat përkatëse. Ky term sot përdoret edhe për sëmundjet si ato të enëve të gjakut (kardiovaskulare), të diabetit etj. Kudo në të gjitha kontinentet E. është shfaqje e zakonshme. Në Shqipëri para Çlirimit E. kanë qenë të shpeshta e me vdekshmëri të lartë për arsye të kushteve të këqija të jetesës e të mungesës së shërbimit mjekësor. Nga E. e ndryshme vdisnin me mijëra njerëz të cilët nuk kishin mundësi për t’u mjekuar. Përhapja e E. ka qenë një nga shfaqjet më të dukshme të mungesës së interesimit për shëndetin e popullit nga regjimi antipopullor i A.Zogut.

Pas Çlirimit ‘krahas përmirësimit rrënjësor të kushteve ekonomike, ngritjes së përgjithshme të nivelit të jetesës e të higjienës, u ngrit një rrjet i tërë shëndetësor i organizuar në qendër e në bazë dhe u morën masat kundër sëmundjeve epidemike, duke nisur me ato që ishin më të përhapura në të kaluarën, si tifoja abdominale, difteriti, fruthi etj. U ngritën institucione kurative, filloi përgatitja e kuadrit të mesëm e atij të lartë. Të gjitha këto masa sollën çrrënjosjen e vatrave endemike, u ul shumë rreziku i sëmundjeve epidemike dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e tyre. Përveç higjienës e profilaksisë së përgjithshme, është vënë mbi baza shkencore epidemiologjia (shih).

(Si.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Epidemia


[cite]