Eremitët

(greqisht: ερημίτης) Eremitët bënin një jetë shumë të thjeshtë. Pjesën më të madhe të kohës ia kushtonin shërbesave dhe lutjeve. Detyra e parë e një eremiti është të luturit dhe pikërisht duke u lutur, ai shpreson t’u shërbejë të tjerëve. Shpellat e eremitëve gjenden në shpate malesh ose nëpër shkëmbinj të thepisur, gjë që e bën të vështirë ngjitjen në to. Në Shqipëri janë rreth 13 të tilla, të cilat i kanë rezistuar kohës. Pozicioni i tyre gjeografik ka bërë që të mbeten të padëmtuara. Eremitët që kanë jetuar nëpër shpella, i kanë zbukuruar me afresqe dhe ikona, që përbëjnë kryevepra të artit kristian. Këto shpella përbëhen nga paraklisi ku eremiti lutej vazhdimisht dhe nga vendi i banimit, zakonisht një kthinë me përmasa të vogla.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Andrea Llukani, Historia e artit kristian, Tekno Paper, Tiranë 2004, faqe 91.

Besimi — Ortodoks

[cite]