ETIMOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE
✤ Degë e gjuhësisë që merret me hurimin e fjalëve e me historinë e tyre. Etimologjia e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve që prej disa shekujsh, por me parime e me metoda të mirëfillta shkencore, ashtu si për gjuhët e ijera, edhe për shqipen, studimet etimologjike nisën me themelimin e gjuhësisë krahasuese historike. Me etimologjinë e shqipes janë marrë disa albanologë e ballkanologë të huaj, ndër të cilët zë një vend të veçantë G.Majeri me «Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe» (1891) (shih). Para e pas tij kanë sjellë ndihmesa të rëndësishme N.Jokli etj. Nga studiuesit shqiptarë me këto probleme janë marrë K.Kristoforidhi, M.La Piana (nga arbëreshët e Italisë), I.Ajeti etj. dhe në mënyrë të veçantë E.Çabej me veprën «Studime etimologjike në fushë të shqipes» (shih). Ai ka vënë në bazë të këtyre studimeve një koncept shumë të gjerë për etimologjinë, duke e vështruar atë si dije që merret jo vetëm me gjetjen e burimit fillestar të fjalës, por edhe me jetën e fjalës gjatë zhvillimit historik të gjuhës dhe veçanërisht të fjalëformimit e të leksikut. Studimet etimologjike të shekullit tonë kanë vërtetuar e po vërtetojnë se fondi i leksikut autokton të shqipes është më i madh nga ç’është menduar në të kaiuarën.
(S.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Etimologjia E Gjuhës Shqipe
[cite]