Etja

Zoti dhe Shpëtimtari ynë Jisu Krishti na thotë: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë”. Fjalë të thjeshta plot kuptim me të cilat Krishti na flet në mënyrë simbolike për ujin e përjetshëm, që Ai do t’i dërgonte njerëzimit. Përse vallë Jisu Krishti na pyet? -Nëse dikush ka etje? Të gjithë kemi etje dhe nuk mjafton vetëm kaq, por e gjithë jeta jonë mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: Kemi etje për çdo gjë. Kemi etje për dije, sepse të gjitha njohuritë e shkencës janë të pakta përpara misterit të të madh të krijimit. Kemi etje për drejtësi, sepse të gjithë flamurët që valviten në emër të drejtësisë nuk mund të përfaqësojnë drejtësinë tënde Hyjnore o Zot. Kemi etje për dashuri, sepse dashurinë e vërtetë mund ta çfaqë vetëm Perëndia, që dërgoi birin e vëtëmlindur për shpëtimin tonë. Kemi etje për paqe, për të bukurën dhe të përkryerën. Kemi etje për Krishtin Shpëtimtar. Ka etje Perëndia për shpëtimin e njeriut nga njëra anë dhe nga ana tjetër, është i etur njeriu për Perëndinë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]