Eustaci

Eustaci Kryepiskopi i Selanikut është një nga shkrimtarët dhe klerikët më të lartë të Kishës Ortodokse në gjysmën e dytë të shekullit XII. Më parë ishte dhjakon në kishën e Shën Sofisë dhe profesor retorike në Konstandinopojë ku u dallua për erudicion dhe shprestari. Ishte modeli i bariut shpirtëror. Eustaci kontribuoi me anën e punës dhe të veprave për ngritjen e nivelit moral dhe kulturor të jetës monakale. Mendimet e tij për këtë çështje i shkruajti në veprën “Konsiderata mbi Monakizmin”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]