EUZI HIQMET


EUZI HIQMET
✤ (1927-1943). I ri komunist, luftëtar rrim I vendosur, Hero i Popullit. Lindi në Vlorë në një familje të tlijeshtë qytetare. Pushtimi fashist e gjeti nxënës në shkollën normale të Elbasanit, ku u dallua ndër të rinjtë më aktivë në demonstratat antifashiste, në agjitacion e propagandë dhe në aksione të tjera kundër fashizmit. U përjashtua nga shkolla për ^eprimtari revolucionare (1942), u kthye në Vlorë dhe shtëpia e tij u bë bazë e rëndësishme e Partisë, Zhvilloi veprimtari të gjërë për mobilizimin e rinisë në lagjet e qytetit dhe në fshat, kreu me guxim detyrat luftarake që iu ngarkuan nga organizata e Rinisë Komuniste. U rrethua nga forca të shumta fashiste në një bazë ilegale në iagjen Tophana, së bashku me tre shokë të tij të rinj komunistë (shih Heronjtë eTophanasë) dhe ra duke luftuar heroikisht kundër armikut, më 18.10.1943.

(Y. V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Euzi Hiqmet


[cite]