EVAPORITET


EVAPORITET
✤ Bashkësi shkëmbinjsh sedimentarë jocopëzorë si gjipsi, anhidriti, kripa e gurit, gëlqerori, dolomiti etj., të përbërë kryesisht prej mineralesh të formuara nga precipitimi i tretësirave kripore, si pasojë e avullimit të madh që kanë pësuar pellgjet ujore, si p.sh. një lagnnë detare ose një liqen i kripur.

Në trevën mesdhetare dhe në Albanidet E. ;’anë formuar kryesisht në dy intervale të kohës gjeologjike, që kanë pasur klimë të nxehtë e të thatë, dhe përbëjnë dy horizonte të veçanta. Horizonti më i vjetër është ai i E. të permo-rriasit që vërehet sot në Zonën e Korabit, në krshinën e Dumresë dhe në buthtime të veçanta, pranë shkëputjeve të mëdha tektonike, në Zonën Jonfke. Horizonti më i ri është ai i E. të mharimif të miocenit, që e vërejmë në Ultësirën Pranadriatike, veçanërisht në Vlorë, Kavajë, Durrës .=tj. Në E. ka disa minerale të dobishme që shfrytëzohen si gjips (Korab, Vlorë, etj), kripë guri (Dhrovjan, Kavajë), alabastër (Korab, Kavajë) etj.

(A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Evaporitet


[cite]