EVIDENCA EKONOMIKE


EVIDENCA EKONOMIKE
✤ Sistem unik i regjistrimit të proceseve dhe të dukurive ekonomiko-shoqërore, që bashkon në një tërësi të vetme evidencën tekniko-operative, evidencën statistikore dhe evideneën kontabël. Të tria këto forma të evidencës janë lidhur organikisht midis tyre në bazë të një metodologjie të njësuar, që huron nga kërkesat e ligjit të zhvillimit të planifikuar e përpjesëtimor të ekonomisë popullore. ‘Mbi bazën e sistemit unik të E.E. vendoset sistemi unik i të dhënave statistikore me ndihmën e të eilave sigurohen informatat e nevojshme për llogaritjen e sistemit të treguesve të ekonomisë popullore. E.E. mbahet për drejtimin, planifikimin, kontrollin dhe analizën e procesit të riprodhimit shoqëror.

Në RPSSH hapat e parë të organizimit të E.E. u hodhën në prill 1946 me përgatitjen e planit të parë unik kontabël, krahas me organizimin e sektorit shtetëror të ekonomisë. Më vonë ky sistem u plotësua edhe me përdorimin e teknikës moderne të informacionit e të llogaritjes në qendra të specializuara në shkallë rrethi e kombëtare. Në organizimin e sistemit të evidencës finaneiare kanë dhënë ndihmesë me veprimtarinë organizuese e botuese edhe Lefter Kriqi e Aristotel Pano.

(L.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Evidenca Ekonomike


[cite]