EZOFAGU

Ushqimi, pasi përtypet e njomet mirë në gojë, kalon në ezofag.Ezofagu është një gyp i gjatë rreth 26 cm, që fillon te faringu e mbaron në stomak. Në të gjithë gjatësinë e tij dallohen tri ngushtime, të cilat kanë për detyrë të ndalojnë trupat e huaj që gabimisht mund të kalojnë nëpërmjet gojës.

Ezofagu nuk kryen asnjë funksion tretës, ai është vetëm një gyp që lidh gojën me stomakun Anët e ezofagut janë të pajisura me muskuj shumë të fuqishëm që tkurren nga lart-poshtë, me qëllim që të shtyjnë ushqimin në kohën e duhur drejt stomakut. Janë këta muskuj që bëjnë që ushqimi të përparojë drejt stomakut edhe kur ne ndodhemi të shtrirë ose edhe me kokë poshtë.

Trupi — Ynë

[cite]