FABRIKA E CIGAREVE TELAT NOGA DURRËS


FABRIKA E CIGAREVE TELAT NOGA DURRËS
✤ Fabrika më e madhe e cigareve e vendit, e ngritur nga rikonstruksioni i fabrikës së vjetër iStamles». Megjithëse ishte njëfabrikë emadheme rreth 250 punëtorë, nga krijimi (1924) dhe deri në Çlirimin e vendit, kishte ende karakterin e një punishtjeje, ku me përjashtim të grirjes dhe prodhimit të cigareve, të gjitha proceset e tjera të punës kryheshin me dorë. Punëtorët e «Stamles» -it kanë bërë disa greva, kanë qenë pjesëmarrës të demonstratave e të Luftës ANÇ, gjatë së cilës kanë rënë disa dëshmorë, ndërmjet tyre edhe

Telat Noga, militant komunist emrin e të cilit mban kjo fabrikë pas shtetëzimit më 1945. Në vitet 50 fabrika u zgjerua dhe u pajis me makineri të reja, u shtua prodhimi dhe më 1957 filloi edhe eksporti i cigareve. Rikonstruksioni i plotë i fabrikës që përfundoi më 1961, përmirësoi rrënjësisht të gjithë teknologjinë e prodhimit duke mekanizuar dhe automatizuar pjesën më të madhe të proceseve të punës. Më 1966 filloi prodhimi i cigareve me filtër. Sot prodhohen vetëm cigare të tilla. Në krahasim me v.1938 prodhimi është rritur 57 herë. Ndër cigaret më të njohura janë: «Arbëria», «DS», «Porti», «Riviera», «Apollonia», «Gent», «Tirana» etj. M’bi 85% e prodhimit eksportohet.

(M.Shi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fabrika E Cigareve Telat Noga Durrës


[cite]