FABRIKA E GOMËS KOZMA NUSHI E BUKRËS


FABRIKA E GOMËS KOZMA NUSHI E BUKRËS
✤ Fabrika e parë e industrisë së gomës, e ngritur më 28 nëntor 1948. Më 1950 u pajis me makineritë e para moderne dhe prodhimi u vu mbi baza industriale. Më 1958 u bë rikonstruksioni dhe zgjerimi i fabrikës me projekte të përgatitura në vend, u vu teknologjia në baza shkencore dhe prodhimi kaloi në procese të mekanizuara dhe gjysmë të mekanizuara. U rrit prodhimi i pjesëve të këmbimit prej gome dhe gomë-metali, si dhe i artikujve të përdorimit të gjerë, si çizme,

këpucë me syprinë tekstili etj. Më 1980 i’illoi të vihet në shfrytëzim fabrika e re e gomës e projektuar në vend. Me përfundimin e plotë të saj aftësia e përzierjes së brumërave rritet mbi dy herë kundrejt vitit 1982, përmirësohet mjaft teknologjia dhe shtohet llojshmëria dhe numri i artikujve.

(Y.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fabrika E Gomës Kozma Nushi E Bukrës


[cite]