FABRIKA E KËPUCËVE TIRANË


FABRIKA E KËPUCËVE TIRANË
✤ Fabrika e parë e këpucëve dhe një nga pionieret e industrisë së lehtë në Shqipëri, e ngritur më 1947. Prodhimi në fillim ishte gjysmëartizanal. Më 1957 u vendos linja e parë me sistem konvejer për prodhimin e këpucëve me qepje brenda-jashtë. Gjatë viteve 1972-1977 F.K.T. me forcat e veta, duke prodhuar pjesën më të madhe të makinerive në vend, krijoi linja të teçan)ta për lloje të ndryshme të këpucëve sipas grupmoshave dhe gjinive si dhe filloi të përdorë në shkallë të gjerë zëvendësuesit e lëkurës. Gjatë pesëvjeçarit të shtatë aftësia prodhuese e fabrikës rritet rreth 30% dhe po specializohet për këpucë e sandale për gra e fëmijë. Zbaton sot një teknologji moderne dhe është e aftë për të projektuar e ndërtuar linja e fahrika të plota për prodhimin e këpucëve.

(B.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fabrika E Këpucëve Tiranë


[cite]