FABRIKA E QELQIT DHE E XHAMIT KAVAJË


FABRIKA E QELQIT DHE E XHAMIT KAVAJË
✤ Qendra më e madhe e inaustrisë së qelqit në Shqipëri, e ngritur më 1970. Ka linjat e prodhimit të xhamit, të ambalazheve dhe prodhimeve prej qelqi për përdorim të gjerë. Prodhon me proces teknologjik të përparuar xham fletë me trashësi 2-8 mm, xham të thjeshtë e të kurbëzuar me kalitje, enë qelqi laboratorik, pasqyra, sende zbukurimi etj. Përdor kryesisht lëndë të para të vendit. Më 1980, kundrejt vitit të parë të vënies në shfrytëzim, është rritur prodhimi i përgjithshëm industrial në rreth 2 herë, prodhimi i ambalazheve në 3,13 herë, i xhamit e artikujve të përdorimit të gjerë në 14%, kurse llojshmëria në rreth 8 herë. Fabrika do ta zgjerojë më tej prodhimin e xhamit, të artikujve për përdorim të gjerë, të qelqit laboratorik etj.

(T.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fabrika E Qelqit Dhe E Xhamit Kavajë


[cite]