FAEA
✤ (Semente). Organi i shumëzimit të bimëve, që zhvillohet zakonisht pas pllenimit e shërbenpër të riprodhuar himën duke e mbjellë. Përbëhet nga tri pjesë kryesore: embrioni që përfaqëson bimën e ardhshme, endosperma që është rezerva e lëndëve ushqyese, dhe membrana që mbështjell dy të parat. F. në shumicën e bimëve zhvillohet brenda frytit, si tek domatja, kastraveci, molla, rrushi, pjeshka, agrumet etj. Përveç si rezervë ushqimore për himën e re, F. përdoret si burim i rëndësishëm ushqimor për njerëzit e kafshët, për industrinë, për nxjerrjen e lëndëve të para etero-vajore, farmaceutike, bojërave etj.

Cilësia e F. varet nga prejardhja e saj gjenetike si dhe nga aftësia për të mbirë e për të dhënë bimë të fuqishme. Cilësitë kryesore janë: pastërtia biologjike e analitike, aftësia, fuqia dhe energjia mbirëse, pesha e 1000 kokrrave dhe ajo vëIlimore, prejardhja, përmbajtja e lagështirës, madhësia, forma, ngjyra, mosha. Cilësitë e F. për mbjellje përcaktohen me standarte shtetërore. Nga prejardhja gjenetike ndahen në F. të linjave të vetëpllenuara, hibride, poliploide etj. Në Shqipëri për prodhimin e F. elite me cilësi e aftësi të larta prodhuese është krijuar një sistem i organizuar mbi baza shkencore. F. elite janë F. më të mira e më të zgjedhura të një kultivari të dhënë. Përbëjnë burimin fillestar të prodhimit për shumëzimin e F. të rajonizuara. Kanë prodhimtari, cilësi dhe pastërti më të lartë se F. e të njëjtit kultivar. Sipas karakteristikave ndahen në: F. superelite, F. elite ose F. bazë, F. të shumëzimit të parë) (ose të regjistruar), F. të shumëzimit të dytë, tëvtretë etj. F. superelite prodhohen në institucionet shkencore nëpërmjet zgjedhjes individuale; F. elite prodhohen nga mbjellja e supereliteve në institucionet shkencore ose në ekonomitë e specializuara të prodhimit nën drejtimin metodik të institucionit që e ka krijuar, «shumëzimet» merren nga mbjellja e F. elite në koop. e ndërmarrjet bujqësore me agroteknikë të veçantë. Në fillim merret F. e shumëzimit të parë, pastaj ajo e shumëzimit të dytë e kështu me radhë. Në Shqipëri është organizuar prodhimi i F.E. për të gjitha kulturat bujqësore kryesore. Ato luajnë rol në intensifikimin e bujqësisë. Ndërmarrja e F. merret me grumbullimin, përpuniniin dhe shpërndarjen e F. në të gjitha ekonomitë bujqësore. Organizon, ndjek e kontrolion rajonizimin e drejtë të kultivarëve dhe të hibrideve të kulturave bujqësore, si dhe prodhimin e F. në ekonomitë bujqësore. Ka degët e saj në rrethe, organizon përpunimin, ambalazhimin dlie ruajfjen e F. si dhe propagandimin e njohjes më të mirë. te cilësive prodhuese e biologjike të F. së zgjedhur.

(L.Xh.—Ko.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Faea


[cite]