FAKULTETI I AGRONOMISË


FAKULTETI I AGRONOMISË
✤ Fakultet i Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës, qendër kryesore për përgatitjen e kuadrove për agronominë e përgjithësisht për pemëtarinë, për perimet dhe për mbrojtjen e bimëve. Studimet zgjasin 4-5 vjet. U hap më 1951. Sot ka 10 katedra, një varg laboratorësh, kopshtin botanik, fidanishten frutore dhe staeionin e ekonomisë didaktike eksperimentale (EDE). Veprimtaria kërkimore-shkencore është përqendruar në fushën e gjenetikës së bimëve, në stuaimet agrokimike e pedologjike, në qarkullimin e bimëve, në mbrojtjen e bimëve dhe në studimin e florës së Shqipërisë. Bashkëpunon me institucionet kërkimore-shkencore të bujqësisë, me ndërmarrjet e koop. bujqësore. Fakulteti organizon speeializimin pasuniversitar me specialistët e prodhimit. Nga themelimi e deri më 1983 kanë mbaruar studimet rreth 4000 studentë.

(L.Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti I Agronomisë


[cite]