FAKULTETI EKONOMIK


FAKULTETI EKONOMIK
✤ Fakultet i UT, qendër kryesore për përgatitjen e specialistëve të lartë ekonomistë. U themelua më 1952, si Institut Ekonomik dhe u përfshi në UT më 1957. F.E. përgatit specialistë me profil të gjerë në pesë degë: ekonomistë për industrinë, për financë, për ekonomi politike, për merceologji dhe për tregti. F.E. ka lOkatedra. Afati i studimeve me shkëputje nga puna është 4-vjet, pa shkëputje nga puna (mbrëmje e korrespondencë) 5-vjet. F.E. ka edhe filialet e veta në Elbasan, Shkodër e Korçë. Gjatë gjithë ekzistencës së tij ka përgatitur mbi 6000 kuadro. Përgatitja e ekonomistëve agrarë bëhet në Fakultetin e Ekonomisë Agrare (shih) pranë Institutit të Lartë Bujqësor.

F.E. zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore në bashkëpunim me institucionet shtetërore e shkencore dhe qendrat e prodhimit. Për ngritjen e nivelit ideoshkencor të mësimit janë përgatitur tekste për të gjitha lëndët që zhvillohen në fakultet, njëkohësisht janë kryer studime të rëndësishme që kanë dhënë ndihmesë për zhvillimin e ekonomisë socialiste dhe të shkencës ekonomike.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti Ekonomik


[cite]