FAKULTETI I EKONOMISË AGRARE
✤ Fakultet; 1 Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës, qendër kryesore për përgatitjen e ekonomistëve për bujqësinë. Më 1963 në Fakultetin e Agronomisë u hap dega për iekonomistë plani, që u kthye në fakultet më >971. Më 1972 ‘u hap edhe dega e financës. Studimet zgjasin 4 vjet. Sot ka 6 katedra: ekonomia bujqësore, organizimi, financë-kontabiiiteti, ekonomia politike etj. Veprimtaria kërkimore-shkencore e fakultetit bashkërendohet me institucione të tjera. Pranë fakultetit organizohet kualifikimi pasuniversitar. Më 1975 u regjistruan dhe studentët e parë pa shkëputje nga puna. Për përgatitjen e ekonomistëve agrarë u hapën dhe filialet në qytetet Durrës, Lushnjë e Vlorë.
(N.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fakulteti I Ekonomisë Agrare
[cite]