FAKULTETI I VETERINARISË


FAKULTETI I VETERINARISË
✤ Fakultet i Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës, qendra kryesorë për përgatitjen e kuadrove të larta të veterinarisë dhe zooteknisë. Më 1952 u hap dega për zooteknikë, dhe më 1953 dega që përgatit veterinerë. Studimet në degën e veterinarisë zgjasin 4-5 vjet, ndërsa në atë të zooteknisë 4 vjet Sot ka 8 katedra: e anatomisë, e epizootologji-parazitologjisë, e seleksionim-gjenetikës, e të ushqyerit, e zooteknisë së veçantë etj., me një numër laboratorësh e kabinetesh. Pranë fakultetit përgatiten edhe zooteknikë të lartë pa u shkëputur nga puna. Deri më 1982 janë diplomuar mbi 1350 rnjekë veterinarë dhe 1200 zooteknikë, Pranë F. të V. funksionojnë kurset e specializimit me afat të gjatë. F. zhvillon një veprimtari të gjerë shkencore.

(Em.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti I Veterinarisë


[cite]