FALJA
✤ Përjashtimi i plotë a i pjesshëm ose zëvendësimi me dënime më të lehta i gjithë llojeve të dënimeve penale, që janë dhënë me vendim të gjykatës. Me të nuk përjashtohen pasojat juridike të dënimit. Personat që përfitojnë prej saj quhen të dënuar për të gjitha efektet. F. është në kompetencën e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe jepet vetëm për persona të gjykuar e të përcaktuar në menyrë individuale ose të përgjithshme. Si rregull, F. hëhet kur personi me sjelljen e ijendrimin e vet gjatë vuajtjes së dënimit tregon se është përmirësuar dhe se nuk paraqet rrezik për shoqërinë, ose kur me forcimin e mëtejshëm të rendit socialist bëhet e panevojshme vuajtja e dënimit pjesërisht ose tërësisht. F. ndihmon shtetasit e dënuar të marrin pjesë në jetën shoqërore-ekonomike të vendit. Akti i parë i F. pas Ciirimit është bërë me ligiin e Kryesisë së KANÇ, dt.2.XI.1945. Nga të fundit është F. e përgjithshme më 1982.
(G.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Falja
[cite]