FANI
✤ Lumë në Shqipërinë Veriore — dega kryesore e l.Mat. Formohet nga bashkimi i Fanit të Madh dhe i Fanit të Vogël. Ka sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës 1075 km2, lartësi mesatare 674 m mbi nivelin e detit, gjatësi 94 km, pjerrësi 35%. F. i Madh me sipërfaqe të pellgut 541 km2, buron nga Qafa e Malit (968 m). Në fillim të rrjedhjes ai ushqehet me ujë nga “përrenjtë e shumtë që rrjedhin nga Kurora e Dardhës (1582 m) dhe ka luginë të thellë dhe gjarpëruese.
F. i Vogël me sipërfaqe të pellgut 415 km* buron nga faqet P të Malit të Runës (1857 m) dhe ka gjithashtu luginë të thellë e gjarpëruese. Këto dy degë bashkohen në afërsi të Rrëshenit dhe F. derdhet në lumin Mat, para se ky i fundit të dalë në fushën e gjerë të bregdetit. Pellgu i F. është i ndërtuar nga shkëmbinj magmatikë si dhe nga gëlqerorë të pasur me uiëra karstike, nga ku dalin edhe disa burim-e të rëndësishme, si ai i Mushelit etj. Prurja mesatare shumëvjeçare e Fanit është 46.1 m3/sek. Rrjeti hidrografik i Fanit ka shkallë të lartë ujësie, dhe ka kryesisht ushqim sipërfaqësor. Ujërat e F. e kanë mineralizimin të ulët 162 mg/lit. dhe përdoren për ujitje. Temp. mesatare mujore ndryjjhon nga 5.6°C në dhjetor deri në 20.3°C në gusht.
(N.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fani