FARKA HATIXHE
✤ (Nënë Ija, 1898-1982). Luftëtare e vendosur antifashiste, veprimtare e shquar shoqërcre gjatë Luftës ANÇ dhe ndërtimit socialist, figurë e dashur dhe e respektuar e nënës shqiptare. Lindi në një familje të vobektë tiranase me tradita atdhetare. Që në ditët e para të Luftës ANÇ përqafoi vijën e PKSH. Mori pjesë akfive në demonstratat e protestat antifashiste, punoi me të gjithë forcat për mobilizimin e grave në luftën çlirimtare. Nënë Ija vuri gjithëçka në shërbim të revoiucionit popullor. Ajo e ktheu shtëpinë ‘e vet në bazë të rëndësishme të Partisë ku u strehuan anëtarë të Komitetit qarkor të Partisë të Tiranës dhe luftëtarë të njësiteve guerile e të çetave partizane. Rënien në luftë të dy djemve dhe burgosjen e tre të tjerëve i përbalioi si burrëreshë dhe vijoi më me hov luftën për çlirimin e atdheut. Epopeja e Kodrës së Kuqe (shih Lufta e Kodrës së Kuqe), qendër e së cilës ishte shtëpia e sa; nxori edhe një herë në pah shpirtin revolucionar, guximin dhe devotshmërinë e Ije Farkës për çështjen e madhe të popullit e të Partisë. Për të gjitha këto merita ajo u zgjodh anëtare e këshillit Antifashist të Gruas për Tiranën. Edhe pas Çlirimit nënë Ija i qëndroi besnike deri në fund revolucionit, mori pjesë në aksione të ndryshme për rindërtimin dhe ndërtimin soeialist të vendit, dhe si veprimtare e shquar shoqërore luftoi me të gjitha forcat për të vënë në jetë vijën dhe mësimet e Partisë. (M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Farka Hatixhe
[cite]