FAUNA DETARE


FAUNA DETARE
✤ Tërësia e kafshëve që jetojnë në ujërat e deteve e oqeaneve. Sot numërohen mbi lloje, kryesisht invertebrorë. Nga vertebrorët, peshq janë rreth 25.000, gjitarë rreth 100 lloje. Nga 63 klasa që janë klasifikuar në globin tokësor, 31 janë kryesisht të F.D., ndërsa 27 klasat e tjera kanë mjaft përfaqësues nga deti. Në detin Mesdhe jetojnë vetëm 7000 Uoje. Pjesa më e pasur e detit është brezi deri në thellësinë afro 100 m.

Në F.D. të Shqipërisë dallohen llojet autoktone si: spalcat, levrekët, kocet, qefujt etj., dhe llojet migratore si: tonët, shpata, stavridat etj. Secili grup ka disa veçori sipas kushteve të mjedisit natyror dhe kërkesave biologjike për shtim, ushqim, dimërim etj. Në F.D. të bregdetit shqiptar në klasën e peshqve rëndësinë kryesore e kanë: sardela, stavrida, açuga, sardinela, merluci, barbuni, qefujt, peshkaqenët, rajat, skadhinat etj. Nga butakët: Cephalopodae llojet sepia, kalamarët dhe oktopodët (Sepia officinalis, Loligo vulgaris, Octopus maeropus). Nga të tjerat: Gasteropodae: Piatelat e murekset (Patella coerules, Neverita milepunctata, Murex brandaris, Murex trunculus) etj.; Lamellibranchi: ustricat, kanaliqët, midhjet (Ostrea edulis Mytilus galloprovincialis, Cardium edule, Venus galina, Tapes deccussatus, Solea vagina, Ensis ensis) etj.; Crostaceae: karkaleci e gamrrat (Panaeus kerathurus e Palinurus vulgaris); Branchiuridae: gaforret e ndryshme (Carcinus moenas, Portunus holsatus, Portunus depurator, Eriphia spinifrons, Maja squinado); Stomatopodae: karkaleci i egër (Squilla mantis) etj. Echinodermata: iriqët e detit (Paracentrotus lividus, Sphaerochinus granularis, Arbacia aequituberculatum, Echinus microtuberculatus). Përveç peshqve, më mirë janë studiuar zooplanktoni e iriqët e detit (Echinodermatet). Ka perspektiva gjuetia në det për sardelen, sardinelën, stavridën açugën, vopën etj., ndërsa në bregdet shtimi e rritja e leyrekut, qefujve, koces si dhe rritja e ngjalës, midhjeve e molusqeve, (N.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fauna Detare


[cite]